Si të ndërrojmë favicon në një Joomla site PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Administrator   
e diel , 07 janar 2007
Browser të ndryshëm si Mozilla Firefox, na japin mundësinë që të shfaqim një ikonë to vogël përpara http:// në address bar të browser, e cila është një file i tipit .ico dhe në përgjithësi emërtohet favicon.ico.

Në një Joomla site ikonën që do përdorim për këtë qqëllim e caktojmë nga Site/Global configuration, tek tab i parë ne fund të faqes do të gjeni një form field të quajtur Favourites Site Icon, plotësoni këtu emrin e ico që do përdorni ose jepni këtu addressen e saktë se ku gjendet file juaj.
Joomla presupozon se ky file gjendet tek folder images.

Tani si e ndërtojmë një ikonë të tillë?
Shembulli i mëposhtëm presupozon se keni Adobe Photoshop
  1. Shkarkoni nga Telegraphics një Plugin për Photoshop për të bërë të mundur ruajtjen e ikonave në format .ico, kliko Download .ico Photoshop Plugin
  2. Instaloni .ico plugin sipas udhëyimeve në site e autorit
  3. Me Photoshop krijoni një ikonë 16x16 pixel, ose nëse keni një logo të gatshme zvogëlojeni atë në 16x16pixel, klikoni në Resample Image dhe zgjidhni "Bicubic Sharper" nga drop-down menu (Kjo vlen vetëm për Photoshop CS). Kjo do t'ju ndihmojë që të mos keni fenomenin blur gjatë kohës që logo zvogëlohet.
  4. Ruani ikonën si Windows ICO, Shkoni tek menu file, Save as dhe nga Format zgjidhni .Windows ICO, mund t'i jepni emrin favicon.ico ose një emër tjetër.
  5. Me një FTP program (psh filezilla) shkoni dhe vendosni file që krijuat në folder images.
  6. Nëse keni ndërruar emrin e file dhe nuk e keni quajtur favicon.ico, shkoni në Joomla administrator / Site/Global configuaration, Kartela site dhe jepni emrin e file ashtu siç e emërtuat JU.
Probleme që mund të vihen re me browsers.
Internet explorer 6 nuk e njeh favicon deri ne momentin që një Site do at vini ne Favorits dhe Safari për MAC nuk do ta shfaq favicon e updatur deri sa të bëni Clear Cashe.

Azhornuar së fundi ( e diel , 07 janar 2007 )